“Nëse dëshiron ta dish që dikush është për ty, lëre të shkojë” – Blero me këshilla dashurie për Azemin

Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 2, Blero Muharremi, ka zhvilluar së fundmi një bisedë me banorin Azem Gagica.

Për këtë të fundit pas raportit me Alba Vukajn, këngëtari i njohur ka pasur edhe një rekomandim.

“Nëse dëshiron me dit nëse dikush është për ty, thjesht lëre të shkojë”, ka thënë artisti.

Foto: Screenshot/Instagram

Azemi nga ana tjetër u pajtua plotësisht me këto që deklaroi krijuesi i hitit “Fotografia”.

Gagicës ndërkohë ia këputi të gjitha shpresat bukuroshja shkodrane, pasi i tha që e sheh vetëm si shok.

Foto: Screenshot/YouTube

Gjatë ditës së sotme (e hënë), ajo i kërkoi të jetë vëllai i saj, gjë që nuk i pëlqeu Gagicës.

Për Albën, pëlqim kanë shprehur edhe Lumbardhi e Blerando. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *